Më ka bërë me një vëlla, Luizin. Mezi pres ta takoj

by admin
Spread the love

Niko Komani, miku i ngushtë i Kiara Titos ka treguar në një intervistë së fundmi për emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio se sa i mungon moderatorja dhe se çfarë i mungon më shumë nga ajo.

“Më mungojnë telefonatat dhe takimet që zhvillonim çdo ditë. Më ka marrë malli t’i tregoj përditshmërinë time dhe për t’i dhënë këshillat e mia në lidhje me gjërat që e shqetësojnë. Në shoqëri ajo është më e përmbajtur, kurse unë si Binjak që jam, jam më i hedhur”- tha Nikox

Niko foli edhe për marrëdhënien e Kiarës me Luiz Ejllin, nëse kjo lidhje e ka penalizuar atë apo jo, ndërsa deklaroi se mikesha e saj e ka bërë me një vëlla.

“Jo, se besoj ta ketë penalizuar. Do t’i thoja që më ka marrë malli. Që më ka bërë me një vëlla, Luizin, mezi po pres ta takoj edhe jashtë. Duhet të vi se kemi 100 projekte te bukura, jo vetëm televizive, që i kemi lënë përgjysëm që para se ajo të futej në “BBV”. Nuk mendoj se do të donte këshilla nga ne jashtë, pasi ajo ka vepruar njësoj siç ne do ta këshillonim”- tha Niko në emisionin ‘Live From Tirana’.

You may also like