Më ikën truri skiç, jam shtrydhur nga…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ilir Shaqiri, ish-konkurrenti i Big Brother Albania VIP dhe balerini i njohur është tashmë pjesë e jurisë së spektaklit të kërcimit në Tv Klan, “Dance Albania”. Mbrëmja e sotme ishte shumë emocionuese për të, duke qenë se ai pati një performancë shumë të veçantë me vajzën e tij të vetme, Emily-n.

Gjatë kohës që Iliri ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP, vajza e tij solli një këngë dedikim për të atin e saj, të cilën e këndoi edhe mbrëmjen e sotme. E gjatë kohës që Emily këndonte “Va tutto bene”, Iliri e shoqëroi me kërcim. Në fund të tij, babë e bijë e mbyllën me hapat e tyre së bashku dhe një përqafim, ndërsa Iliri shprehu edhe emocionet e forta.

Pjesë nga biseda në Dance Albania pas performancës së Ilir Shaqirit me të bijën:

Ilir Shaqiri: Jam gjallë. Jam shtrydhur nga emocionet sepse atë që doja, e përjetova. Faleminderit të gjithëve.

Alketa Vejsiu: Këtë këngë e ke shkruar për babanë tënd, apo jo?

Ilir Shaqiri: Po, e ka shkruar kur isha brenda shtëpisë. Është një këngë që sa herë e dëgjoj, mua më ikën petlla.

Alketa Vejsiu: Ua, çfarë thua more Ilir?

Ilir Shaqiri: Më ikën truri skiç, e përjetoj çdo herë që e dëgjoj në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën frekuencë dhe më godet vetëm në zemër.

You may also like