Më i paguari pas Lukakut, Interi ka gati rinovimin e kontratës me Milan Skriniar

by admin
Spread the love

Pas refuzimit të ofertës nga PSG është koha që Interi të diskutojë me Milan Skriniar për rinovimin e kontratës. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, palët janë të dyja dakord në parim që kontrata e tij të zgjatet.

Megjithatë, ende nuk është rënë dakord për shifrat konkrete të operacionit. Klubi i ka ofruar një kontratë të re 5-vjeçare mbrojtësit sllovak me një rrogë më të lartë.

Bëhet fjalë për 7 milionë euro në sezon që Interi i ka ofruar Milan Skriniar në kontratën e re. Kjo pagesë do ta bënte sllovakun lojtarin e dytë më të paguar tek Interi pas Romelu Lukakut, i cili megjithatë, është në formë huazimi. /oversport.tv

You may also like