Më i miri i duelit Vllaznia-Partizani/ E rrallë në Superiore, shkëlqen edhe pse merr të kuq

by admin
Spread the love

Ndëshkohet me kartonin e kuq dhe vlerësohet në fund të ndeshjes si më i miri në fushë.

Një rast i rrallë, që e ka një shpjegim logjik. Ardit Krymi, në minutën e 65-të të takimit Vllaznia-Partizani, tërhoqi nga fanella Tedi Carën e të kuqve, që po drejtohej i vetëm drejt portës shkodrane, duke i hequr mundësinë e shënimit të golit. Por nuk është kjo e dhënë që e bën më të mirin mesfushorin shkodran. Statistikat e tij, para se të dilte nga fusha, janë impresionuese.

25-vjeçari ka qenë i saktë në 81% të pasimeve, në 25 nga 31, si dhe ka fituar 13 nga 18 duele me kundërshtarin. Dhe nuk përfundon me kaq: Ardit Krymi ka rikuperuar në total 16 topa për aq kohë sa qëndroi në fushë, madje në 7 raste i ka rifituar në gjysmëfushën kundërshtare. Sigurisht që ndërhyrja taktike ndaj Tedi Carës, që u vlerësua me të drejtë me karton të kuq të drejtpërdrejtë, praktikisht ishte vendimtare në ruajtjen e epërsisë. Te Vllaznia – Partizani ishte mbrëmja e Ardit Krymit./ Supersport


Top Channel

You may also like