Më gjeni kafshë tjetër urgjent

by admin
Spread the love

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri, tejet e dashur edhe për publikun vendas. Ashtu siç ka me mijëra fansa e ndjekës në rrjete sociale, të cilët e duan shumë Ronelën dhe e ndjekin për atë çka ajo përfaqëson, ka edhe njerëz të tjerë, të cilët e ngacmojnë me kritika herë pas herë, duke arritur edhe në ofendime.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa vetë këngëtarja shqiptare ka zbuluar se komenti ëmë i keq që lexon për veten është kur e krahasojnë me lopën, e këto komente vijnë kryesisht nga gjinia mashkullore. Kësaj kritike, Ronela i përgjigjet me ironinë e saj të hollë, duke i sugjeruar që t’i gjejnë një kafshë tjetër për ta krahasuar.

“Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopën… 98% e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore… Lopa shkretë ka bark dhe ‘’sisë’’. Unë s’kam asnjërën nga këto më vjen keq… Më gjeni kafshë tjetër urgjent, Draguar përshembull, që dhe t’ju djeg në të njejtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju”- shkruan Ronela në Instastory.

Këgëtarja e njohur paragjykohet shpeshherë për peshën e saj, por Ronela nuk ia përton askujt dhe i kthen përgjigje. Disa kohë më parë, artistja realizoi një video në “TikTok”, duke iu përgjigjur në mënyrën e saj të gjithë kritikëve të saj.

You may also like