Me filmin “Fusha e Mëllenjave” të regjisores së ndjerë Arzana Kraja hapet Muaji Evropian i Filmit – Shqip

by admin
Spread the love

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të përkujtojnë regjisoren Arzana Kraja, në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta.

Për të kujtuar dhe festuar veprën dhe jetën e Arzanës, këtë të diel nga ora 19:00, QKK-ja organizon shfaqjen e filmit të gjatë artistik të regjisores “Fusha e Mëllenjave”, i cili në këtë rast do të hapë Muajin Evropian të Filmit, që mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit me partnerin lokal Kino Armatën.

Kontributi i rëndësishëm i regjisores në kinematografinë kosovare manifestohet me një mori veprash artisitike, si autore e filmave të shkurtër, dokumentarëve, realizimeve të shumta televizive dhe filmit të metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”.

Mbledhja përkujtimore dhe shfaqja e filmit organizohen në kuadër të kalendarit kulturor.

You may also like