Me eksploziv katër persona kanë tentuar ta vjedhin bankomatin në Butel, tre makina janë dëmtuar

by admin
Spread the love

Katër persona me eksploziv kanë tentuar ta grabisnin bankomatin në Butel. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 pas mesnate, raporton SHENJA.
Ata e kanë aktivizuar eksplozivin por nuk kanë mundur të depërtojnë tek bankomati. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shqetësuar banorët në objektet afër.
Katër personat të cilët kanë tentuar të hapin bankomatin nuk kanë arritur në qëllimin e tyre, ndërsa nga shpërthimi janë dëmtuar tre makina të cilët kanë qenë të parkuar në afërsi.
Persona të lënduar nuk ka. Policia është në teren dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më tepër detaje priten gjatë ditës.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like