Më e ëmbël se mjalta, Ardonisi kthehet në vendlindje nga SHBA-të

by admin
Spread the love

Ardonis Sefedin Luzha nga Begraca prej vitit 2008 gjendet në Arizona të SHBA-ve, ndërsa nga viti 2017 i është rrekur biznesit të autosalloneve amerikane. Në këtë drejtim, ai arriti sukses të madh në vitin 2019, duke u kualifikuar si menaxher i departamentit për pastrim kimik dhe bën korrektimin e ngjyrës.

Në këtë lëmi, ai është ekspert tashmë 6 vite, që përfshin veturat e vjetra e të reja prej fabrike, e ku kryhet lustrimi i automejeteve si dhe errësimi i dritareve. Gjatë një muaji në përpunim janë rreth një mijë vetura, ndërsa kompania që quhet “COURTESY Autogrup” është ndër më të mëdhatë në Arizona. Përpos kësaj, kompania është përfaqësuese e shtatë llojeve të veturave: Jeep, Ram, Chrysler, Volve, Kia, Dodge dhe Polstra.

Mirëpo, Ardonisi si duket e ka përfunduar misionin e tij në mërgim dhe ai është duke i bërë përgatitjet e fundit për t`u kthyer në vendlindje. “Më 9 mars po mendoj të kthehem në Kosovë për të jetuar e punuar atje. Po më brengos fakti se fëmijët do ta harrojnë gjuhën shqipe, prandaj kam vendosur t`i shkolloj atje”, pohon Ardonisi enkas për portalin Shtegu. Fillimi me siguri se do të jetë pak i mundimshëm, por Ardonisi është këmbëngulës dhe ai tashmë e ka nisur një veturë old-timer për në Kosovë, një lloj veture atraktive e përshtatshme për dasma dhe ahengje tjera. Rezervimi i veturës mund të bëhet që tani dhe për një kohë të shkurtër ajo do të jetë në dispozicion.

You may also like