Në shtëpinë e Big Brother VIP ka pasur 5 hyrje të reja gjatë javës së fundit. Pas hyrjes së Bledi Manes, Tan Brahimit dhe Kejsi Mejdinit të martën, në shtëpi u futën edhe dy banorë të rinj gjatë spektaklit të së shtunës. Bëhet fjalë për ish-missin, Ermiona Lekbello dhe fotografin shqiptar, Beat.
Konkurrentët e rinj kanë qenë shumë aktivë këto ditë, teksa kanë diskutuar tema të ndryshme me njëri-tjetrin. Ndërsa po fliste sot me Bledi Manen, Ermiona rrëfeu se prej katër vitesh nuk është në një lidhje. Kjo gjë i bëri përshtypje gazetarit, i cili nisi ta ngacmonte duke i përmendur tema të nxehta.
Pjesë nga biseda:
Ermiona: Kam katër vit që nuk kam një relacion
Bledi: Ti më dukesh shumë posesive në krevat
Ermiona: Ideja e saj…, qenka me moshë çdo gjë
Bledi: Ti je te prangat, shkopi
Ermiona: Dominatore thua ti, aty me kamxhik
Bledi: Të shkon se edhe hyrjen e parë e bëre me çizmet e zeza
Ermiona: Kishte një arsye edhe ajo
Beati: Po thua se nuk ishte veshur bukur
Ermiona: Ishte fillimi, kontakti i parë, aty mungonte vetëm kamxhiku edhe ti rrihja të gjithë
Bledi: Erdhi mirë, pastaj e uli