Me Brojen për 3 pikë/ Të premten me Izraelin, kërkojmë fitoren. Në formacion edhe Uzuni

by admin
Spread the love

Pas mbërritjes në Tiranë rreth 24 orë më parë nga Islanda, ku morëm një barazim 1-1, përfaqësuesja kuqezi ka filluar menjëherë punën për të përgatitur ndeshjen e radhës që do të luhet ditën e premte në stadiumin Air Albania të kryeqytetit.

Për këtë ndeshje kuqezinjve i janë bashkuar edhe dy sulmuesit e munguar në ndeshjen e shkuar, Armndo Broja i cili kaloi Covidin deh Myrto Uzuni i cili pati një dëmtim në kavilje.

“Fizikisht jam mirë, kam pasur COVID kur mbarova sezonin. Por, jam rikuperuar dhe kam bërë stërvitje personale në Angli, jam mirë. Kam bërë stërvitje me grupin e kombëtares. E pashë ndeshjen me Islandën kemi bërë mirë, por duhet të bëjmë më shumë, me Izraelin është edhe më e vështirë dhe do të bëjmë maksimumin. Trajnerit i kam thënë se jam mirë, në fund të fundit është trajneri dhe ai zgjedh 11-tëshen dhe nëse më fut do të bëj maksimumin.”- tha Armando Broja.

Myrto Uzuni e ndien veten 100% gati për të dhënë kontributin e tij në ndeshjen me Izraelin, në “Air Albania”. Në konferencën për shtyp të rradhës sulmuesi beratas shprehet qartë.

“Kam pasur shqetësim në kavilje që kur isha me Granadan, e lëndova edhe këtu, në kombëtare, por tani jam shumë mirë. Presioni është gjithmonë kur je pjesë e Kombëtares. Luajmë në shtëpi ndaj një ekipi si Izraeli, që është më lart se Islanda. Fitorja është e vetmja rrugë që duhet të ndjekim. Trajnerit pret më të mirën, kemi ekip të mirë. Duhet të jemi të bashkuar, të fitojmë dhe të gëzojmë tifozët që do të vijnë për të na parë.”- tha Myrto Uzuni.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar vetëm një ndeshje deri më tani në këtë edicion të Ligës së Kombeve ku me barazimin e arritur në Rejkjavik kanë kanë vetëm 1 pikë ,ndërkohë Izraeli ka qëndruar pushin në raundin e shkuar por ka gjithashtu një pikë pas barazimit në ndeshjen e parë që ka luajtur në shtëpi me Islandën.

 


Top Channel

You may also like