Më bleu çantë 300 mijë euro

by admin
Spread the love

Wanda Nara është sërish në krahët e futbollistit argjentinas, Mauro Icardi.

Në një intervistë për mediat italiane, Wanda ka rrëfyer gjithçka për marrëdhënien me ish-sulmuesin e Interit dhe jo vetëm.

“Mauro më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro. Mauro Icardi është burri im. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën.

Ai ra në dashuri me mua jo në një lokal nate, por kur po bëja makarona me gjalpë dhe isha me pizhame. Aktualisht jemi shumë të lumtur në Turqi. Jemi mirë në Stamboll.

Historia me Maradonën nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk kam shkuar me të. Kemi pasur vetëm miq të përbashkët.

E kuptova se ajo gjë më bëri të famshme. Nuk e kam takuar kurrë Brozovicin. Ne thjesht jetonim në të njëjtin apartament me të”, tha modelja.

You may also like