“Me Berishën PD ka fituar 4 herë”, Edmond Spaho: Mbledhja e Kuvendit Kombëtar nuk bie ndesh me statutin

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar se ‘Foltorja’ nuk po e përçan partinë, përkundrazi sipas tij kjo është ajo çfarë do anëtarësia. Spaho thotë se foltorja ka ngjallur shpresë të demokratët.

“Ajo që vendos është anëtarësia, baza. Sikurse e dini rreth 70% e delegatëve kanë firmosur, po mblidhen edhe firma të tjera edhe nga ata që nuk kanë firmosur do vijnë në kuvend. Një parti bëhet me e fortë kur ka debat. Të humbësh 4 zgjedhje dhe të presësh 2025 kujton që do të vazhdojmë të gjejmë po atë mbështetje nga qytetarët. Kur të mbarojë ky proces, njerëzit po shohin shpresë. Me Berishën PD ka fituar 4 herë. Kur shikon se ku është katandisur PD dhe nuk ka shpresë të fitohet. Në 11 dhjetor kanë vënë kandidaturën edhe 2 apo tre individë të tjerë, nuk habitem të dalin edhe kandidatura të tjera. Kjo praktikë që po ndjek PD tregoi se është e gabuar ka qenë më rezultateve po të shohësh partitë e thera të djathta kanë ndërruar disa kryetarë derisa kanë gjetur atë që i çoi në fitore”, tha Spaho.

Deklaratave të Bashës se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë kuvendi që bie ndesh me interesat e Amerikës, Spaho u përgjigjet se nuk është ky qëllimi i foltores. Sipas tij, në Kuvendin e thirrur më 11 dhjetor do të shqyrtohet statuti i partisë dhe më pas shpalljen e garës për kryetarin e ri të partisë.

“Kthehuni pak prapa në kohë dhe kujtoni ca kanë thënë drejtuesit aktual të PD për kuvendin, nuk do të mbahet. Për t’i krijuar lehtësira vetes e kanë quajtur kuvend anti-amerikan. Ne idiot jemi që në kuvendin e PD të marrim në shqyrtim vendimet amerikane. Ne s’kemi asnjë tagër asnjë të drejt që ta bëjmë këtë jo është një mashtrim. Kuvendi do marrë në shqyrtim ndryshimet statusore dhe shpalljen e garës për kryetarin e ri të PD. Një subjekt mbledh kuvendin në dy forma, ose me vendim të kryetarit, kryesisë, ose vetëmblidhet sepse këto organizma mund të mos duan. Ditën që u dorëzuan tek kryetari këshillit kombëtar, Bardhi deklaroi se kjo është farsë, këtu nuk ka 4200 firma. Ai tha që ky është blof ndërkohë që ka të drejtën të shkojë të Paloka ku janë origjinalet e formularëve. Statuti e ka përcaktuar që mandatet verifikohen nga komisioni i mandateve që ngrihet nga kuvendi. Ky do jetë një proces transparent. Lista e atyre që janë delegatë është përcaktuar në statut”, u shpreh Spaho.

Lajme interesante

You may also like