Me armë dhe lëndë narkotike, arrestohet sulmuesi i Sassuolo në Uruguai

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nicolas Schiappacasse, sulmuesi në pronësinë e Sassuolo, është arrestuar në Uruguai nga policia, pasi iu gjet në makinë një pistoletë dhe disa pilula me lëngë narkotike.

Sulmuesi i krahut të majtë, 23 vjeç, aktualisht është i huazuar te Penarol në vendlindjen e tij, por sikurse kuptohet gjërat nuk po shkojnë mirë për të.

Tashmë është futur në telashe të mëdha. Schiappacasse është nën kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe me siguri italianët do t’i bëjnë dalje që tani, në rast se do të ketë një dënim të tij.

Sassuolo e ka blerë sulmuesin në tetor të vitit 2020 nga Atletico Madrid B. Në Serie A ai ka luajtur edhe me skuadrën e Parma, i huazuar nga spanjollët në vitin 2019. / oversport.tv

You may also like