Me ardhjen e verës dhe bashkatdhetarëve janë shtuar aksidentet, policia apelon për kujdes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi nga disa prej aksidenteve të rënda që kanë ndodhur ditëve të fundit në rrugët e Kosovës. Në njërën nga to shihet se treguesi i shpejtësisë është bllokuar në 200 km/orë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka apeluar gjithë qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të numrit të madh të aksidenteve në komunikacion ditëve të fundit.

‘’Duke pasur parasysh se jemi në sezonin veror, me ç’ rast është shtuar fluksi i automjeteve, ardhja e bashkatdhetarëve ku ditëve të fundit vërehet edhe rritje e numrit të aksidenteve përfshirë aksidentet me lëndime dhe me fatalitet’’, ka njoftuar policia.

Sipas njoftimit, policia ka shtuar aktivitetet e saj me prezencë të shtuar policore përmes pikave të kontrollit të automjeteve dhe patrullimit në lëvizje, me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve e kundërvajtjeve si dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës.

‘’Mosrespektimi i rregullave të trafikut, vozitja e pa kujdesshme, tejkalimi i shpejtësisë, mospërshtatja e ngasjes me kushtet e rrugës, tejkalimi në vendet e ndaluara dhe kundërvajtjet tjera janë disa nga shkaktarë e aksidenteve me pasoja fatale e dëme materiale, ku disa prej dëmeve materiale ju paraqesim në fotot e bashkangjitura’’.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

You may also like