Më 24 korrik dorëzon mandatin, Panariti zbulon projektin: Ja çfarë synon Ilir Meta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti ka zbuluar më shumë nga planet e kreut të shtetit, Ilir Meta pas përfundimit të mandatit më 24 korrik. I ftuar në emisionin ‘Frontile’, Panariti tha se Meta e ka deklaruar se do të jetë aktiv në politikë. E po ashtu u shpreh se ka dhënë sinjale se synon diçka përtej LSI-së.

“Këtu nuk ka mister, ai ka deklaruar që do të jetë pjesë e politikës, riintegrimi i tij mbetet për tu parë. Janë dhënë sinjale që synon diçka përtej LSI , një bashkim, mbetet për t’u parë…Ka një projekt politik që do ta bëjë publik në kohën e duhur… E sigurt është që ky projekt politik i bashkimit të opozitës do të jetë pjesë e zotit Meta. Unë nëse do jem në politikë aktive, normalisht mund të ketë edhe figura të reja, sa për mua niveli i angazhimit mbetet për tu parë”, tha ai.

Megjithatë edhe vetë Meta e ka lënë që të kuptohet se do të krijojë një forcë të re opozitare në vend, duke “siguruar” edhe bashkëpunimin me kryedemokratin Sali Berisha. Mirëpo është treguar i rezervuar në detaje.

You may also like