Më 17 tetor votohet edhe në Maqedoninë e Veriut, KQZ-ja pa përgjigje për votuesit me dyshtetësi

by admin
Spread the love

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
është vënë përballë një sfide të re për votuesit e komunave kufitare me
Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë edhe shtetësinë maqedonase.

Më 17 tetor zgjedhjet lokale do të
mbahen edhe në Maqedoninë e Veriut, shtet i cili ka procedurat e njëjta të
identifikimit të votuesve sikurse Kosova.

Kjo do të thotë se nëse një votues
nga Kosova votuar në Maqedoninë e Veriut, do të ishte problematike që edhe i njëjti
të mund të votojë edhe në Kosovë, pasi në gishtin e tij do të mbeteshin gjurmët
e sprejit.

Kjo temë ka ngjallur debate në
mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtarët e këtij institucioni kanë
kërkuar nga Sekretariati i KQZ-së një rekomandim se si do të veprohet në këto
raste.

Shefi i sekretarit në KQZ, Burim
Ahmetaj, ka thënë se kjo gjë ka qenë kërkesë e banorëve të pikave kufitare.

“Nga vizitat që kemi pasur në
terren, jemi njoftuar me problematikën e qytetarëve që kanë dy shtetësi. Kjo problematike
më shumë është në Kaçanik dhe Han të Elezit, ku e dimë që të njëjtën ditë
mbahen zgjedhjet edhe në Maqedoni, e kërkesa e tyre ishte nëse mund te votojnë
në dy shtetet”, tha ai.

Të njëjtën e kërkoi edhe anëtari i
PDK-së, Arianit Elshani. Ai kërkoi që mbledhjen e ardhshme, sekretariati ta bëjë
një rekomandim, të cilën do ta shqyrtojnë në mbledhjen e ardhshme.

E anëtari i PDK-së, Ilir Gashi, kërkoi
të dijë nëse partitë politike e mund t’i mbajnë aktivitetet nëpër oborret e
shkollave, raporton EO.

“Po mund ministria e Arsimit
i ka lejuar që partitë politike t’i mbajnë këto aktivitete, në bashkëpunim me
Policinë e Kosovës”, tha Ahmetaj.

Ndërkaq për personat që janë të
infektuar me Covid-19, ai tha se do t’iu ofrojnë të gjithë atyre personave që të
votojnë përmes ekipeve mobile.

You may also like