Më 15 nëntor mbahet ankandi i Letrave me Vlerë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 15 nëntor të këtij viti do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 15 nëntor 2022 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro. Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatën e MFPT-së.

You may also like