Më 12 dhjetor zgjidhet pasardhësi i Zoran Zaev, kush janë 4 kandidatët

by admin
Spread the love

Jovan Despotovski, drejtori i Zonave teknologjike industrial zhvillimore, dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së, ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë.

Me programin “Koncept 28″, ai bëhet kandidati i katërt i cili zyrtarisht i hyn garës për të parin e socialdemokratëve. Despotovski thotë se nga ky proces demokratik, LSDM-ja do të dalë më e fuqishme.

“Me Konceptin 28 ofrojmë qasje ndryshe në krijimin dhe zbatimin e politikave dhe masave. Ofrojmë koncept në politikë i cili nuk niset nga “Kush” dhe nga “Si” dhe “Çfarë njeriu ose njerëzish” në duhen. Koncept që, përmes krijimit të rezultateve të matshme, do ta forcojë LSDM-në si organizatë politike udhëheqëse në Maqedoninë e Veriut edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Koncept që do të sigurojë vazhdimësi dhe cilësi në zbatimin e vlerave bashkëkohore dhe politikave progresive deri në vitin 2028.”– deklaroi Jovan Despotovski, drejtor i Zonave teknologjike industrial zhvillimore.

Përveç Despotovskit, në zgjedhjet brendapartiake, anëtarësia do të ketë mundësi të zgjedhë mes Frosina Remenskit, ish nënkryetare dhe ish deputete e LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit, zv/ministër i Financave dhe Vllastimir Aleksovski, anëtar dhe aktivit në degën e Kumanovës.

Kandidatët për kryetar të LSDM-së:

-Frosina Remenski, ish nënkryetare dhe ish deputete e LSDM-së

-Dimitar Kovaçevskit, zv/ministër i Financave

-Vllastimir Aleksovski, anëtar dhe aktivit në degën e Kumanovës

-Remenski dhe Kovaçevski dorëzuan programet e tyre në të njëjtën ditë. Të dy thanë se synimi i tyre është kthimi i unitetit brenda anëtarësisë dhe partnerëve të koalicionit. Kovaçevski madje gëzon edhe mbështetjen e kreut aktual Zoran Zaev.

Më 12 dhjetor, anëtarësia e LSDM-së në zgjedhje të drejtpërdrejta do të zgjedhë kryetarin e saj të ardhshëm. Kryetari që do ta zëvendësojë Zaevin pritet të jetë edhe mandatar për kryeministër.

Lexo lajme interesante

You may also like