Mckennie nuk ka më vend tek Juventusi, në janar e pret gjiganti anglez

by admin
Spread the love

Mesfushori amerikan i Juventusit, është në listën e shitjeve të klubit dhe mund të largohet që në merkaton e janarit. Interesim për shërbimet e Mckennie ka pasur gjiganti anglez Tottenham Hotspur. Kjo nuk është hera e parë që ata interesohen për amerikanin. Spurs patën interesim dhe në verë për të por pa sukses.

Drejtori sportiv i këtyre të fundit është Fabio Paratici, një ish i Juventusit, që më parë afroi dhe Kulusevski me Bentancur tek Spurs nga “Zonja e Vjetër”. Starti i sezonit për 24-vjeçarin nuk ishte i keq nën urdhrat e Allegrit. Mckennie ka shënuar dy gola në Champions League dhe një në Serie A, por një dëmtim në fund të tetorit ndaloi ritmet e mesfushorit.

Juventusi arriti të bënte mirë dhe pa ndihmën e tij duke gjetur mbështetje dhe tek dyshja Miretti dhe Fagioli. Me rikthimin e Pogba nga dëmtimi në janar, Mckennie duket se do të ketë të vështirë të jetë në 11-shen titullare për Juventusin. /oversport.tv Foto: Juventus, Facebook

You may also like