Mbyllja e shkollave, Ministrja Kushi: Një nga prindërit me fëmijë të mitur, lejohet të qëndrojë në shtëpi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24–26 janar për shkak të uljes së temperaturave, ka dhënë një njoftim për prindërit.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Kushi bën me dije se vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur, lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.

Informim për prindërit:

“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.
Ju uroj të dielë të qetë!”.

You may also like