Mbyllet pjesa e parë: Drita në epërsi – gol, penallti dhe kartonë të kuq në 45 minutat e parë

by admin
Spread the love

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit me epërsinë e skuadrës vendëse, raporton Insporti.com.

Drita dominoi gjithë pjesën e parë por arriti të shënojë vetëm një gol.

Golin e shënoi i rikthyeri në formacion, Arbnor Muja.

Muja shënoi golin në minutën e tetë pas një asisti të bukur nga Almir Ajzeraj.

Dukagjini nuk arriti të krijonte ndonjë rastë të mirë shënimi.

Në fund të pjesës së parë gjyqtari kryesor Mentor Ajeti ndëshkoi me karton të kuq kapitenin e Dukagjinit, Altin Merlakut.

Merlaku bëri një ndërhyrje të rrezikshme në kapitenin e Dritës, Ardian Limani.

Krejt në fund të pjesës së parë Drita kishte rast të shënonte golin e dytë nga penalltia, por që portieri i mysafirëve, Kenan Haxhihamza mendoi ndryshe duke pritur gjuajtjen e Almir Ajzerajt.

Penalltinë e shkaktoi qendër-mbrojtësi Ilir Syla, i cili preki topin me dorë. /Insporti.com/

You may also like