Mbyllet ndeshja Barcelona – Valencia, Coutinho shënon, Aguero debuton, “blaugranët” kthehen te fitorja

by admin
Spread the love

Pas dy humbjeve radhazi, Barcelona ka nisur këndelljen duke mposhtur në shtëpi Valencian.

Valencia fillimisht kaloi në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë përmes një supergoli të Jose Gaya nga distanca (5′).

Ndërsa, pas tetë minutave Ansu Fati me një gol të bukur nga distanca barazoi rezultatin (13′).

Spanjolli pastaj fitoi penallti të cilën në mënyrë fenomenale e konkretizoi Memphis Depay (41′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Valencia kishte një rast të mirë përmes Soler, mirëpo goditjen e spanjollit e ndali Gerard Pique në momentet e fundit.

Nga një aksioni i shpejtë, Sergino Dest asistoi për Philippe Coutinho që ishte ‘harruar’ nga mbrojtja e Valencias dhe realizoi lehtësisht nga afërsia për të vulosur fitoren.

GOLAT E NDESHJES:

Katalunasit triumfuan në “Camp Nou” me rezultat 3 – 1.

Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e shtatë me 15 pikë, derisa Valencia bie në të nëntën me 12 sosh.

You may also like