Mbyllet me një barazim viti 2022 i Juventusit, Soule shënon ndaj Standardit

by admin
Spread the love

Mbyllet me një barazim viti 2022 i Juventusit. Pas fitoreve përballë Arsenalit dhe Rijekës, bardhezinjtë kanë barazuar 1-1 ndaj belgëve të Standard Liezh.

Miqtë luajnë më mirë në pjesën e parë dhe kalojnë në avantazh në minutën e 32-të falë një autogoli të Danilos.

Në pjesën e dytë Allegri hedh forca të reja në fushë dhe gjen barazimin me Soulè, që shënon nga pika e bardhë e penalltisë 10 minuta pas startit të fraksionit të dytë të lojës.

Juventusi do të rikthehet sërish në fushë në 4 janar ku do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Cremonesen në orën 18:30 në Serie A, sfidë që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like