Mbyllet java e 8-të e Serie A/ Interi vazhdon të zhgënjejë, të mëdhatë e tjera bëjnë detyrën

by admin
Spread the love

Ka përfunduar edhe java e tetë e Serie A të cilën keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Edhe në këtë javë, Interi ka zhgënjyer sërish, ku këtë herë është mposhtur me përmbysja nga Roma në “Giuseppe Meazza”.

Kreu vazhdon të mbahet nga Napoli dhe Atalanta me 20 pikë, të cilat kanë bërë detyrën në sfidat e fundit duke mposhtur Torinon dhe Fiorentinën. Te fitorja është rikthyer edhe Juventusi që mposhti bindshëm Bolognan me rezultatin 3-0.

Nuk ka zhgënjyer as Milani përballë Empolit që fitoi në një ndeshje të çmendur, ku vlen për t’u përmendur supergoli i Nedim Bajramit. Edhe Lazio bën detyrën duke mposhtur Spezian, ndërsa goli i fundit erdhi pas një asisti të Elseid Hysaj.

Vazhdon sakaq, surpriza e bukur e Udineses që mbylli javën e tetë me një përmbysje spektakolare në frymën e fundit ndaj Veronës. Monza ka gjetur fitoren e dytë radhazi, duke zhytur edhe më thellë në krizë Sampdorian, ndërsa Leçe dhe Cremonese janë ndalur në barazim. Fiton edhe Sassuolo ndaj Salernitanës.

Kështu Atalanta dhe Napoli mbajnë kreun e klasifikimit me 20 pikë, ndjekur nga Udinese me 1 pikë më pak. Lazio dhe Milani mbajnë vendin e katërt dhe të pestë me nga 17 pikë, ndërsa Roma e vendit të gjashtë ka grumbulluar 16 pikë. Vetëm vendi i shtatë për Juventusin me 13 pikë, ndërsa Interi rëshket në vendin e nëntë me 12 pikë. /oversport.tv

You may also like