Mbyllet 0 me 0 ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe, kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në grup – Shqip

by admin
Spread the love

Kombëtarja e mbylli si e para si asnjëherë tjetër në grupin kualifikues të Euro 2024 dhe me një rekord pikësh, 15, po aq sa Çekia që u kualifikua si e dyta pas fitores 3 – 0 me Moldavinë.

Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe të hënën në stadiumin “Air Albania” i mbushur i tëri e shoqëruar me një koreografi fantastike.

Trajneri Sylvinho aktivizoi futbollistë të cilët kishin pak minuta në sfidat zyrtare duke ndryshuar gjysmën e formacionit titullar në dallim nga ndeshjet e fundit.

Kuqezinjtë hasën vështirësi përballë skuadrës së fundit në grup që ushtroi presion, madje duke rrezikuar edhe disa herë portën e Strakoshës.

Rasti i parë i vërtetë i Shqipërisë ishte në minutën e 36’ me Bajramin, por portieri reagoi siç duhet.

Uzuni dhe Daku rrezikuan në minutat shtesë. Futbollistët e Kombëtares u gjendën disa herë në pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë rastet e Uzunit dhe Asanit nuk sollën gol.

Këtë sfidë e ndoqët si zakonisht në Tv Klan pa pagesë, ndërsa emocione më të forta do të përjetohen në finalet e Euro 2024 nga 14 Qershori deri më 14 Korrik, ku do të jetë Kombëtarja Shqiptare dhe ekipet më të mirë të kontinentit në 31 sfida të përzgjedhura.

You may also like