Mbyllen pjesët e para: Liverpooli, PSG, BVB duke fituar, City dhe Inter baras

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë mbyllur pjesët e para edhe në tri përballjet tjera të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Manchester City dhe Club Brugge kanë mbyllur 45 minutat e para në “paqe” në stadiumin “Etihad”.

Rezultati është 1-1 pas pjesës së parë, me “Qytetarët” që ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 15-të me autor, Phil Foden.

Mirëpo, festa e vendasve zgjati vetëm dy minuta, ngase Stones realizoi në portën e tij për t’i barazuar shifrat.

Paris Saint-Germaini pa Lionel Messin është duke udhëhequr 1-2 në udhëtim te Leipzigu.

Ndonëse PSG-ja ishte në disavantazh, ata arritën ta përmbysnin rezultatin brenda 18 minutave me dy golat e Wijnaldum, transmeton demokracia.

Rezultat befasues pas fraksionit të parë të lojës është në Moldavi.

Interi ka hasur në vështirësi në pjesën e parë në takimin kundër Sheriff Tiraspolit.

Rezultati në “Stadionul Sheriff” është i barabartë 0-0.

You may also like