Mbrojtja e Thaçit zbulon identitetin e tetë dëshmitarëve ndërkombëtarë

by admin
Spread the love

Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një mocioni të dërguar gjykatësit të procedurës paraprake, ka treguar se janë tetë dëshmitarë ndërkombëtarë që planifikon të ftojë në gjykimin pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Mbrojtja po kërkon që dëshmitë e këtyre dëshmitarëve të mund të “ruhen” para se të nisjes së gjykimit, shkruan REL.

Thaçi, si ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me ish-eprorët e tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në listën e prezantuar të dëshmitarëve përfshihen: Wesly Clark, William Walker, Bernard Kouchner, Daan, W. Everts, Michael Durkee, Jock Covey dhe Steve Bennett.

Në këtë listë është edhe një dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, emri dhe të dhënat e të cilit janë të redaktuara.

Lexo lajme interesante

You may also like