Mbrojti me sukses titullin, Hysa: Gjithnjë i kam besuar të djathtës, ndeshja e radhës në Amerikë

by admin
Spread the love

Nelson Hysa ia doli me sukses ndaj boksierit afrikanVikapita Meroro. Ndeshja nuk shkoi përtej raundit të tretë teksa boksieri shkodran hodhi në tokë kundërshtarin në momentin e parë që e gjeti zbuluar.

Vikapita u dorëzua pa kushte teksa pati nevojë edhe për ndihmën e mjekëve teksa u përmirësua pas vetëm disa minutave në tapet. Në këtë formë, Nelson Hysa ia del me sukses të mbrojë titullin UBO duke u konfirmuar kampion.

Pas ndeshjes, për Supersport, Hysa u shpreh se tashmë mendon për përballjen e radhës e cila pritet të jetë në Amerikë ndërsa shtoi se ai gjithnjë ka besuar te forcat e tij. Nga ana tjetër, Hysa zbuloi edhe boksierin e tij të preferuar në Shqipëri duke veçuar Denis Nurjen i cili fitoi ndeshjen e tij ndaj kampionit moldav Alexandru Cotofana.

“Shpresoj të bëj edhe aktivitete më të bukura në të ardhmen. Po punojmë fort, tani po marrim frytet e të gjithë punës. Po shkojmë në nië stad më të lartë, përshëndes trajnerët”.

Ndeshja e radhës përtej Oqeanit? “Promotori është shkodran dhe ai na ka premtuar dhe do të kemi një ndeshje për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Amerikë, veçanërisht në New York.

Ishte një natë speciale. Ishte diçka që e pres prej shumë kohësh dhe e shfrytëzova siç duhej. Gjithmonë kam besuar te forcat e mia dhe te e djathta ime, e kishim përgatitur ndeshjen që mund të shkonte edhe shumë më gjatë”.

Ju motivoi ngacmimi i kundërshtarit që tha se nuk do ta mbanit rripin? “E kontrollova ndeshjen nga fillimi, e menduam të sulmonim me të djathtën e fshehur dhe rezultoi fatale”.

Në pjesën e pasme të tutave shkruhej USA? “Promotori jonë e ka krijuar këtë firmë. Tani kam nevojë për pak pushim, tani kam një problem në dorë dhe duhet parë. Më pas të shohim nëse kemi ndeshje shpejt. Denis Nurja është boksieri im i preferuar shqiptar”, u shpreh Hysa./ Super Sport


Top Channel

You may also like