Mbrojtësi i Arsenalit përleshet me grabitësin, dalin pamjet e ngjarjes së rëndë (Video)

by admin
Spread the love

Futbollisti i Arsenalit, braziliani Gabriel, ka kaluar një situatë aspak të këndshme pak muaj më parë, në garazhin ku po parkonte Mercedesin e tij me vlerë 45 mijë stërlina.

Nga pamjet që u publikuan vetëm një ditë më parë, shihet qendërmbrojtësi 23-vjeçar që kërcënohet nga dy persona që mbanin në duar shkopa bejsbolli.

Fillimisht, Gabriel, ua jep çelësat e makinës dhe orën grabitësve, por më pas përleshet me njërin prej dyte, madje i heq edhe kapelën, që mbeti si provë në vendngjarje.

Pikërisht nga një fije floku e mbetur në kapelë u nxor AND-ia e grabitësit, që i përkiste Abderaham Muse, një person me precedentë të mëparshëm penalë, i cili mori një dënim shembullor prej 5 vitesh burg për këtë ngjarje e ndodhur gushtin e kaluar.



Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like