Mbresa “thumbon” Vivin: Nuk do të ishe këtu po mos të ishe puthur në televizor

by admin
Spread the love

Pas debatit me Xhuli Nurën, Vivien Thano, ka pasur disa përplasje edhe me Mbresën.Këngëtarja nga Kosova në një moment i tha se nuk kishte qenë brenda Big Brother nëse nuk do të puthej në televizor. Ajo ia ka kujtuar faktin kur ka qenë në programin e dashurisë “Love Story”, ku me fillim mori vëmendje me një puthje që ia kishte dhënë konkurrentit.

LEXO EDHE KETE

Deklarata skandaloze e Stresit për videon intime të Xhulit: “Ti vet e ke lyp”

 

“Nuk kishe qenë këtu po të mos ishte puthur në televizon para të gjithëve. Të lutem. Kjo e di shumë mirë ku ka shkuar”, i tha Mbresa-Vivienit.“Nëse ke nevojë për mua do të më kesh këtu”, ka vazhduar me ironi Vivi, gjersa iu kundërpërgjigj menjëherë Mbresa.

“Nuk kam nevojë për mbështetjen tënde”, shtoi ajo. Vivi duhet theksuar se u bë e famshme nga “Love Story”, e cila në takimin e parë e puthi në buzë konkurrentin, Saimir Kasemi. /Botapress.info/

You may also like