Mbrëmjen e kaluar, Noizy e ktheu gjithë Londrën në një festë të pabesueshme

by admin
Spread the love

 

Mbrëmja e djeshme ka shënuar rekorde të reja për Noizy-n, i cili ka mbajtur koncert në një prej pubeve më të njohura në Londër.
Të rinjtë që i janë bashkuar koncertit të mbajtur kanë kapur shifrat deri në 5000 vetë, duke bërë kështu të pamundur pjesëmarrjen e disa prej tyre në ambientin që ishte menduar për një event të tillë.
Megjithatë ata nuk janë larguar nga vendodhja dhe kanë zgjedhur ta kthejnë në një koncert vendin edhe jashtë pub-it.

Nga pamjet dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale duken të gjithë të rinjtë që festojnë në rrugët e Londrës, si të ishin brenda koncertit ku Noizy ka kënduar.

“Ju thashë se do e mbyllnim Londrën. Kjo është ajo ku nisëm dhe dashuria është thuajse e pabesueshme. Faleminderit për suportin dhe dashurinë, shihemi herës tjetër”, ka shkruar Noizy shoqëruar me videot e natës së djeshme.
Reperi ka sjellë një sërë projektesh muzikore, të cilat numërojnë miliona klikime në “Youtube” dhe janë kthyer në hite. Kanali i Noizy-t renditet momentalisht si i treti me më shumë klikime në Shqipëri./revistawho.com

Lexo lajme interesante

You may also like