Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga Basha, vjen reagimi i parë nga Berisha

by admin
Spread the love

Nga takimi online me shqiptarët në Florida, Sali Berisha ka reaguar mbi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se në mbledhje nuk është paraqitur as 1/3 e anëtarëve dhe se salla është mbushur me punonjës të godinës.

Berisha tha se tashmë ka nisur një revolucion që ndër të tjera do të shkarkojë narkoshtetin.

“I shkarkuar komplet, ish-kryetari Basha thërret Këshillin Kombëtar ku nuk paraqitet as 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës duke mashtruar publikisht. Ky revolucion i rifilluar për rivnendosjen e vlerave konservatore nuk ka të ndalur. Ky revolucion do të çmontojë narkoshtetin shqiptar”, tha Berisha.

You may also like