Mbipesha kërcënim botëror, shkak kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik

by admin
Spread the love

Federata Botërore e Obezitetit ka dhënë alarmin që nëse merren masa urgjent, deri në 2035-tën më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të klasifikohet si mbipeshë paralajmëron.

Mbi katër miliardë njerëz do të preken nga ky fenomen thuhet në raport, ndërsa me ritme më shqetësuese, normat do të rriten tek fëmijët.

“Sigurisht që duhet të reflektojmë, edhe për faktin që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka të paktën 3 vite që paralajmëron për mbipeshë dhe obezitet në Europë. Kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik bën që ky të jetë një binom absolute për mbipeshën dhe obezitetin si tek të rriturit edhe tek fëmijët. Ajo që duhet të kuptojmë është që asnjë zgjedhje ushqimore afatshkurtër do të sjellë dobi afatgjatë. Prandaj sa më pak dieta drastike, dieta të shkurtra, duhet t’i rikthehemi regjimeve ushqimore të shëndetshme në bazë të dietës mesdhetare, aktiviteti fizik që duhet të jetë shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të jetë stinor. Për fëmijët gjithashtu sugjeroj sa më pak ushqime të përpunuara, patetina, çokollata, pije të gazuara, pije me sheqer, sufllaqe, hamburgera dhe sa më shumë aktivitet fizik dhe jo jetë sedentare të lidhur me teknologjinë”, tha Arlinda Garuci, nutricioniste.

“Marrja e ushqimit me vete në shkollë është një nismë shumë e mirë si për fëmijët edhe për të rriturit, por çështja është sa zgjat. Mundohen një muaj apo 2, pastaj lodhen, nuk kanë më kohë të gatuajnë, rifillojnë aty ku ishin. Ndaj them që çdo gjë e shkurtër nuk sjell dobi afatgjatë”, shtoi Garuci.

“Ajo që kam vërejtur në 10 vjet punë si nutricioniste është se shumë njerëz e kanë kujdesin për veten sezonal. Mbipesha fillon të jetë një problem në pranverë kur bëhemi gati për plazh, por shpesh harrojmë që mbipesha dhe obeziteti  duhen parandaluar jo vetëm për shkaqe estetike, por mbi të gjitha se shkaktojnë diabet i tipit 2, sëmundje kardiovaskulare, obezitet, astmë etj”, përfundoi ajo.


Top Channel

You may also like