Mbi dhjetë vjet burg për shqiptarin që vrau turkun në Gjermani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas të shtënave fatale përballë restorantit “Zum Fröhlichen Zecher” në gusht të vitit 2019, të mërkurën është dënuar vrasësi: M. Memetaj (36) duhet të vuaj dhjetë vjet e shtatë muaj burg për vrasje dhe tentativë detyrimi

Që në fillim të gjykimit në muajin korrik, shqiptari e kishte pranuar krimin.

Pas një mosmarrëveshje, shqiptari ka nxjerrë papritur nga brezi një pistoletë tip “Glock 19” dhe e ka qëlluar fillimisht vitrinën e lokalit. Ai dyshohet se donte që pronari turk (24) të qetësohej dhe të përkulej para tij.

Megjithatë, viktima vrapoi në pijetore dhe u kthye me një armë ajrore, informon portali Shtegu. Më pas i pandehuri ka gjuajtur disa të shtëna në drejtim të pjesës së sipërme të trupit të kundërshtarit të tij. Turki u godit për vdekje nga të paktën dy plumba.

Pas krimit, shqiptari, i cili prej nëntë vitesh jetonte në Gjermani me dokumente të falsifikuara, u fsheh në Spanjë dhe u arrestua atje në tetor 2020.

You may also like