Mbi 75 mijë rusë të vrarë ose të plagosur në Ukrainë, sipas SHBA-së

by admin
Spread the love

Mbi 75,000 trupa ruse janë vrarë ose plagosur në Ukrainë që nga nisja e luftës në fund të shkurtit, sipas vlerësimeve të SHBA-së, u bë e ditur në një konferencë që u mbajt të mërkurën me ligjvënësit amerikanë.

Ndërkohë, vlerësimi ukrainas është që të vdekur deri tani janë rreth 40.000 ushtarë rusë.

Rusia nuk ka lëshuar një përditësim për vdekjet dhe lëndimet në javë.

Në konferencë u tha gjithashtu se ushtria ruse është e lodhur.

“Ne u informuam se mbi 75.000 rusë ose janë vrarë ose plagosur, dhe mbi 80% e forcave të tyre tokësore janë bllokuar, dhe ata janë të lodhur”, ka thënë deputetja demokrate Elissa Slotkin për CNN.

You may also like