​Mbi 40 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik, prin sektori i energjisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me investimet strategjike në vend ka thënë se 44 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik.

Disa prej tyre, sipas ministres Hajdari, janë në procedurë të kompletimit të kritereve për përcaktimin e statusit të investitorit strategjik.

Ajo para deputetëve tha se nga të gjitha aplikacionet, profili i këtyre ndërmarrjeve është kështu: 23 kompani për energji, turizëm janë 11, shëndetësi është 1, transport po ashtu 1, si dhe për fusha të tjera 8./KP

You may also like