Mbi 35 vite bashkë, Xeni e Buxhovi ndajnë rrugët muzikore

by admin
Spread the love

Një lajm i papritur ka ardhur nga estrada e muzikës.

Këngëtari i njohur kosovar, Shkelzen Jetishi-Xeni, ka ndarë rrugët muzikore me fis-harmonikistin e njohur nga Gjakova, Vllaznim Buxhovin.

Asnjë koment publik nga asnjëra palë, deri më tash, por ajo çfarë dihet deri këtu është se dyshja kanë funksionuar për më tepër se 35 vite pandarë.

Disa vite si SHKA ‘Ganimete Tërbeshi’ e pas të 90-tave, duke u njohur si orkestrina e Vllaznim Buxhovit, Xeni dhe Buxhovi ja dolën të mbijetojnë edhe në kohërat më të rënda të krizës, qoftë muzikore qoftë historike mbarë-popullore.

Në këto më shumë se tre dekada, në orkestrinën e tyre ndodhën ndryshime si estetike ashtu edhe rrënjësore ndër muzicient, mirëpo asnjëherë shkëputje mes kësaj dysheje.

Zenel Doli, mjeshtri i këngë shqipe ishte dhe mbeti shtyllë në kontribut, duke bërë që me zërin e kulluar, melodicitetin e veçantë dhe modestinë skenike e njerëzore, këtë grupacion ta bënte të lakmuar edhe si duet i veçantë për të gjitha trojet shqiptare, të afrimuar si Doli-Jetishi.

Paraqitja e fundit muzikore e Shkelzen Jetishit së bashku me Zenel Dolin dhe orkestrinën e Buxhovit, ka qenë në organizimet festive të ndërrimit të moteve 2021/2022.


You may also like