Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.342 teste të kryera janë regjistruar 1.222 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 649 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1.222) janë regjistruar 157 persona të riinfektuar.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.502 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 21 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 10 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 03.02.2021 – 10.02.2022 janë regjistruar në raportin e djeshëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 286.096 raste, prej të cilëve 265.945, janë shëruar, kurse 8.736 kanë ndërruar jetë. RMV aktualisht numëron 11.415 raste aktive me koronavirus.


You may also like