Mbi 100 kinema do të transmetojnë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Funerali shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth do të shfaqet nga rreth 125 kinema në të gjithë Britaninë, ndërsa parqet, sheshet dhe katedralet do të vendosin gjithashtu ekrane për ngjarjen e madhe ceremoniale.

Shërbimi funeral në Westminster Abbey dhe procesionet përkatëse në të gjithë Londrën do të shfaqen gjithashtu drejtpërdrejt në televizion nga BBC, ITV dhe Sky. Presidentë, kryeministra dhe anëtarë të familjes mbretërore nga e gjithë bota do të kryejnë gjithashtu nderimet për monarken më jetëgjatë të Britanisë, e cila vdiq më 8 Shtator në moshën 96-vjeçare.

Hyrja në shfaqjet e kinemasë është falas ka bërë të ditur Shoqata e Kinemasë në Mbretërinë e Bashkuar. Qindra mijëra njerëz janë mbledhur për ditë të tëra duke krijuar radhë kilometrike për të bërë nderimet e tyre në arkivolin e Elizabeth, i cili ndodhet në Westminster Hall.

Kjo është ngjarja më e madhe pas funeralit të Princeshës Diana në 1997, Olimpiadën e Londrës 2012 dhe dasmat mbretërore. Strukturat hoteliere dhe bizneset e shitjes me pakicë që zakonisht qëndrojnë të hapura për të përfituar nga rritja e kërkesës do mbyllin dyert e tyre në respekt të monarkes.

Ndërkaq rrjetet rrugore dhe hekurudhore në Mbretërinë e Bashkuar pritet të jenë të ngarkuara por mund të ketë edhe disa ndërprerje. Aeroporti Heathrow i Londrës do të punojë me kapacitet shumë të vogël për të reduktuar zhurmën në qendër të Londrës ndërsa një pjesë e konsiderueshme e fluturimeve janë anuluar. Duke filluar nga Southwark Park, videot me dron tregojnë mijëra njerëz që qëndrojnë në radhë pranë monumenteve kryesore të Londrës si Teatri Globe, Tower Bridge dhe Shtëpitë e Parlamentit përgjatë bregut të lumit Thames.

Homazhet me lule si dhe flamujt  janë vendosur që nga vdekja e Mbretëreshës më 8 Shtator, ndërsa kopshte speciale janë ngritur në parqet përreth Pallatit Buckingham.

 

You may also like