Mbi 10 milionë euro janë shpenzuar për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbi 10 milionë euro është shuma që Kosova ka shpenzuar deri më tash për mbrojtjen e të akuzuarve për krime lufte, të cilët po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Drejtësisë.

“Shuma totale që Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar që nga viti 2020 e deri në prill të këtij viti 2022, është 10,022,760.00 euro, pagesa ndaj 8 avokatëve të të akuzuarve në Hagë”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Betimi për Drejtësi ka siguruar edhe të dhëna lidhur me pagesat që janë ekzekutuar për mbrojtjen e të akuzuarve të Speciales.

Referuar përgjigjes zyrtare të pranuar nga Ministria e Drejtësisë rezulton se nga buxheti i garantuar me ligj deri më tani, më së shumti mjete buxhetore për mbrojtjen e tij ka përfituar Rexhep Selimi me gjithsej 1,543,700.00 euro, derisa më së paku deri më tani ka përfituar mbrojtja e të akuzuarit Pjetër Shala, apo gjithsej 390,000 euro.

You may also like