Mbi 10 milionë euro janë paguar për rrymën në veri për dy muaj (VIDEO)

by admin
Spread the love

Shpenzimet për rrymën në veri i kanë kaluar pritshmëritë, sidomos në muajt e fundit kur është rritur çmimi i importit të energjisë elektrike.

Kryesuesi i bordit të KOSTT-it tha se vetëm në gjysmën e muajit nëntor totali ka shkuar mbi 3 milionë euro, pasi çmimi mesatar për megavatë/orë është 198 euro.

Më 6 maj të këtij viti, kuvendi miratoi kërkesën që KOSTT-i t’i mbulojë faturat e veriut me shpenzimet e veta për gjashtë muaj, e që parashihej të kushtonte rreth 11 milionë euro. Tash, shifrat aktuale po shihen me shqetësim nga opozita.

Këta po ashtu po e kritikojnë qeverinë që nuk gjeti zgjidhje për gjashtë muaj, ashtu siç premtoi në rekomandim.

Armend Muja i Vetëvendosjes nuk po pajtohet që pagesa e rrymës në veri t’i mvishet qeverisë aktuale, duke e quajtur problemin si të trashëguar.

KOSTT paralajmëroi se vitin e ardhshëm pagesat për rrymën në katër komunat veriore me shumicë serbe mund të arrijnë deri në 33 milionë euro.

You may also like