Mbi 10% e të testuarve për coronavirus rezultojnë pozitiv

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të dhënat e autoriteteve shëndendetësore thonë se të premten me dozë të tretë janë vaksinuar, përkatësisht 638 qytetarë kanë pranuar dozën e parë, ndërsa 1.475 janë rivaksinuar. Deri të premten janë vaksinuar gjithsej 801.236 persona, të rivaksinuar janë 769.359, ndërsa dozën e tretë e kanë pranuar 10.386 persona.

Siç njoftojnë nga MSH, 57 e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.
Përfshirja e vaksinimit me një dozë vaksine te popullata mbi 18 vjet është 57%, ndërsa me dy doza 46%. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e gjithë popullsisë në Maqedoni është vaksinuar, ndërsa 35% ka pranuar dy doza vaksinimi.

Sipas të dhënave të djeshme, më shumë se 10% e të testuarve kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, përkatësisht nga 4.151 të testuar, 482 kanë qenë raste të reja.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 199.539 raste me coronavirus, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 186.539 dhe 7.036 kanë humbur jetën.

You may also like