Mbeturinat në Prishtinë, Rama thotë se po punon për ta gjetur sa më shpejt një zgjidhje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prishtina sot u pa në një gjendje të mjerueshme, për shkak të mbeturinave të shumta. Krejt kjo ndodhi pasi punëtorët e pastrimit pezulluan punën sepse nuk iu plotësuan kërkesat që kishin.

Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama reagoi në lidhje me këtë situatë të krijuar, ku, në një shkrim në Facebook, tha se janë duke u munduar që sa më shpejt ta zgjidhin këtë situatë.

Rama tha se vendimi i punëtorëve për të ndërprerë punën pati një ndikim të rëndë për pastërtinë e Prishtinës. Ai shtoi se kjo situatë është e papranueshme.

“Me shqetësim të madh po e adresoj grevën e fundit të punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi”. Ne e kuptojmë zhgënjimin e punëtorëve dhe njohim të drejtën e tyre për të protestuar, por vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit tonë. Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme”, ka shkruar Rama në Facebook.

I pari i Prishtinës tha se ka qenë qenë aktivisht i angazhuar me ndërmarrjen e pastrimit për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe janë të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti.

“Ndërkohë, ne jemi duke vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të pastruar sa më shpejt mbeturinat. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju sigurojmë se po punojmë me përkushtim të plotë për të zgjidhur sa më shpejtë situatën”, ka shtuar Rama.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like