Mbeti 9 muaj në shtëpi, bodybuilder-i tregon pasojat e steroideve në trupin e tij

by admin
Spread the love

Një bodybuilder ka zbuluar dëmet e rënda që steroidet i kanë bërë trupit të tij, pasi kaloi nëntë muaj brenda në shtëpi me puçrra të dhimbshme.

Dave Hartrey, 24 vjeç, nga Waterford, Irlandë, po i lutet mjekëve për ndihmë pasi ka shumë dhimbje. Instruktori i fitnesit në internet ka mbetur me shenja në shpinë, gjoks dhe krahë.

“Unë kam qenë adhurues i fitnesit dhe jam stërvitur vazhdimisht që kur isha 15 vjeç. Kur isha 20 vjeç, fillova të stërvitem me një bodybuilder dhe më pëlqente shumë të stërvitesha me të, kështu që vendosa të shkoj edhe në rrugën e bodybuilding. Kur shkoni në palestër dhe filloni të përparoni, njerëzit ju akuzojnë se po merrni steroide, dhe duke qenë se bodybuilding është një karrierë e shkurtër, vendosa të përdor edhe unë.”

Por pasi filloi t’i përdorte vuri re edhe efektet anësore.

“Në mes të vitit 2020 fillova të kem puçrrat e para në shpinë. Në shkurt 2021 më dolën puçrra të tjera në vende të reja dhe i kisha në shpinë, gjoks, fytyrë dhe krahë. Në këtë pikë kuptova se po neglizhoja çdo pjesë të jetës sime dhe kurrizi im ishte i mbuluar plot me puçrra.”

Dave u tërhoq nga karriera e bodybuilder-it por sërish puçrrat iu shtuan dhe ai mbet i mbyllur në shtëpi për nëntë muaj.

“Tani jam në listën e pritjes për një konsultë për heqjen ose injektimin e plagëve me lazer, por ende nuk kam ndonjë plan konkret. Jam i lumtur që kam mundësinë t’ju tregoj eksperiencën time dhe t’ju paralajmëroj për pasojat.”

Efektet anësore të steroideve anabolike tek meshkujt mund të përfshijnë: ulje të numrit të spermës; infertilitet; testikujt e tkurrur; mosfunksionim erektil; enia e flokeve; zhvillimi i gjirit; rritje e rrezikut të kancerit të prostatës; akne të forta dhe dhimbje stomaku.

You may also like