Mbështetje evropiane për hapin e ardhshëm në integrimet evropiane – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Shkup ka pritur në takime Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelji.

Në takim është biseduar për rëndësinë e hapit të ardhshëm të RMV-së në integrimet evropiane, si çështje për perspektivën e vendit dhe për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.

Kryeministri Kovaçevski, siç përcjell KlanM komunikatën e Qeverisë, ka falënderuar përfaqësuesit evropian për kontributin e tyre, si dhe të partnerëve evropian, për suksesin e përbashkët në hapjen e negociatave RMV-BE, në korrik të vitit të kaluar.

Takimi I Kryeministrit Kovaçevski me përfaqësuesit evropian u realizua para nisjes së Takimit të 16-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim RMV – BE, ku kryesues është Kryeministri Dimitar Kovaçevski, kurse bashkëkryesues nga ana e BE-së, Përfaqësuesi I Lartë I BE-së për Politikë të Jashtmë, Zhozep Borrell, kurse merr pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelji.

You may also like