Mbështetësit e Berishës nuk i ndahen Luzim Bashës, bëjnë sot lëvizjen e radhës, ja çfarë po ndodh

by admin
Spread the love

Situata në Partinë Demokratike vijon ende që të jetë tepër e tensionuar. Përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit në PD janë nisur drejt selisë blu. Përmes kanalit të komunikimit me mediat, ata kanë bërë me dije se vizita në seli do të zhvillohet ndërmjet orëve 11:00 dhe 12:00.

Në vizitë nuk do të jetë i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ai ka udhëtuar drejt Fierit ku do të marrë pjesë në një takim në kuadër të themelimit të degës së PD në këtë qytet.

Kjo është dita e dytë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD. Një ditë më parë ata gjetën derën të mbyllur dhe u kthyen mbrapsht.

Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD deklaroi se dyer qëndrojnë mbyllur për shkak se po kryhen punime duke kërkuar që ata që duan të bëjnë vizita në ambientet e brendshme të saj duhet të njoftojnë administratën përmes telefonit.

You may also like