“Mbështetemi nga SHBA”, deputetja e PD-së nxjerr prapaskenat e situatës së tensionuar dhe ka një mesazh për demokratët e pezulluar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetja Oriola Pampuri u shpreh sot në emisionin ‘Mirëmëngjes’ se PD ka mbështetjen e SHBA-së.

“Kemi mbështetjen e aleatit tonë strategjik, SHBA-së”, tha Pampuri teksa komentoi zhvillimet e fundit politike në selinë blu.

“Pse duhet të zgjidhim gjërat trup më trup kur kemi ligje. Dje Eskobar bëri të qartë gjithçka. Pse duhet të vijojmë? Ku është parë që të dilet kundër asaj që një aleat kaq i rëndësishëm strategjik, si SHBA thekson. Kjo për mua është busull orientimi dhe nuk mund t’i devijoj”, u shpreh deputetja.

Sa i përket pezullimeve të fundit nga Kryesia e PD-së, deputetja tha se të pezulluarit duhet të reflektojnë dhe të kthehen në parti.

“Kjo situatë nuk është në favor të PD-së, kjo është logjike. Hap pas hapi do të kthjellohet gjithçka. Kemi nisur të rindërtojmë diçka e cila ngrihet përmes punës, përmes jo-korrupsionit, përmes figurave shumë të pastra të përfshira në PD”, përfundoi ajo.

You may also like