“Mbështet Foltoren”, deputetja e PD rrëzon deklaratën e zëdhënëses së Berishës

by admin
Spread the love

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e Krujës, takim të cilit iu bashkua edhe deputetja e PD-së Merita Bakiu.

Pas takimit, në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo, shkruajti se deputetja mbështet Foltoren, duke nënkuptuar për një pjesëmarrje të saj në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Por për këtë çështje ka reaguar vetë deputetja Bakiu, e cila shprehet se si demokrate dhe krutane, nuk ka refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ftesën për kafe apo vizitë të asnjë demokrati, teksa shton se demokratët duhet të ecin së bashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. Pikërisht kjo shprehje është edhe moto e Kuvendit të thirrur në 18 Dhjetor nga Lulzim Basha, ndaj edhe deputetja ka shprehur hapur mbështetjen që ka për Bashën dhe jo për ish-kryeministrin Berisha.

Postimi i plotë:

“Përtej çdo keqpërdorimi dhe tentativë për përcarje:

Si demokrate dhe krutane, nuk kam refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ftesën për kafe apo vizitë të asnjë demokrati. Mikpritja është virtyt i çdo krutani. Këtë kam bërë edhe sot kur ka ardhur për kafe z. Berisha. Kam theksuar në takimin miqësor me demokratët nevojën që të përqendrojmë betejën ndaj regjimit të Edi Ramës, të jemi të gjithë bashkë dhe pa ndasi. Për këtë arsye, duhet të ecim së bashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është Ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati. Të gjithë bashkë jemi më të fortë kundër regjimit të Edi Ramës. Betejën e kemi vetëm me të.“-shkruan Bakiu.

You may also like