Mbappe zgjodhi PSG-në, El Chiringuito zbardh mesazhet me Florentino Perez

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe raportohet se ka nënshkruar me PSG kontratën e re, ndërkohë që El Chiringuito ka zbuluar edhe mesazhet e shkëmbyera mes sulmuesit dhe presidentit të Real Madrid.

“Ju informoj se kam vendosur të qëndroj në PSG. Ju jam mirënjohës për mundësinë që më dhatë për të luajtur për Real Madrid, një klub që e kam dashur që fëmijë.

Shpresoj ta kuptoni vendimin tim. Ju uroj fat në finalen e Champions League”, është mesazhi i kampionit të botës, drejtuar Perez.

Ky i fundit i ka kthyer një përgjigje formale, “Të uroj më të mirat”, sigurisht i zhgënjyer që nuk mundi të bënte një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës. / oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

Lexo lajme interesante

You may also like