Mbappe zbulon të gjitha: Kam dashur të largohem në korrik, nuk e kam refuzuar 7 herë kontratën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kylian Mbappe më në fund ka sqaruar se çfarë ndodhi në këtë verë mes tij dhe Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez ka konfirmuar se ai kishte kërkuar largimin, mirëpo klubi nuk e kishte lejuar një gjë të tillë.

Por, fituesi i Kupës së Botës mohoi se ka refuzuar shtatë oferta për kontratë të re nga klubi i Ligue 1, derisa pranoi edhe të qëndronte në Parkun e Princave.

“Kam kërkuar të largohem nga PSG në muajin korrik. Nga momenti që nuk kam dashur të vazhdojë kontratën, unë doja që klubi të pranonte një shumë transferimi për të siguruar një zëvendësues kualitativ. Doja të isha i respektuar dhe iu kam thënë: nëse nuk dëshironi që unë të largohem, do të qëndrojë”.

“Nuk është e vërtetë që kam refuzuar 7 kontrata të ofruara. PSG më ka dhënë shumë. Unë gjithmonë kam qenë i lumtur gjatë viteve që kam qenë këtu dhe vazhdojë të jem”, ka thënë Mbappe.

Sulmuesi 22-vjeçar në verën e vitit të ardhshëm është lojtar i lirë dhe me gjasë do të kalojë te Real Madridi. 

You may also like